Lajme
“Universi dhe budallakia e Jeta Statovcit nuk kanë fund”, ia jep meritat Gani Jakupit për njohjen e pasaportës nga Spanja
Deputetja e koalicionit LVV-Guxo, Jeta Statovci duket se nuk e di se cila është detyra e konsultentit të famshëm Gani Jakupi.
Statovci me një postim ia ka lënë meritat Gani Jakupit për njohjen e pasaportës së Kosovës nga Spanja, shkruan Demokracia.com
Deputetja nuk qenka e informuar se Gani Jakupi merr 7500 euro në muaj për të lobuar në shtetet e Beneluksit, pra në Belgjikë, Holandë dhe Luksemburg.
Përkundër se Jakupi jeton në Spanjë, ai paguhet 7500 euro për të lobuar në tri vendet e Beneluksit.
Përkundër se ministria e Donika Gërvallës refuzonte të bënte publike kontratën e Gani Jakupit, organi përgjegjës Agjencia për Informim dhe Privatësi (AIP), ka kërkuar nga MPJD që t’ia mundësojë BIRN-it këtë qasje.
KONTRATA E PUBLIKUAR NGA KALLXO.COM: