fbpx
Lajme

Gazetari britanik paralajmëron Kurtin: Në Washington po diskutohet zgjedhja e Grenellit si Sekretar i Shtetit

Gazetari dhe publicisti britanik, Tim Judah, ashtu si ish-diplomati britanik, Timothy Less patën parashikime aspak shpresëdhënëse për Kosovën në dy intervista të ndara për Gazetën Express për vitin e ri. Ata shohin mundësinë që Donald Trump të bëhet president i SHBA-së. Kjo, sipas tyre, s’do të ishte lajm i mirë për Kosovën dhe kryeministrin e saj, Albin Kurti.

Amerikanët do të dëgjojnë gjatë gjithë këtij viti për të përcaktuar në nëntor se kush do të jetë president i Shteteve të Bashkuara. Këto zgjedhje do të jenë veçanërisht të rëndësishme për Kosovën, të cilën sot e udhëheq një kryeministër i cili pa mëdyshje do të donte që Joe Biden të mbetej president. Albin Kurti në mënyrë të paprecedentë në Kosovë, në zgjedhjet e fundit presidenciale pati shprehur dëshirën që të fitonte kandidati demokrat.

Biden këto ditë e filloi fushatën e tij për një mandat të dytë, duke e konsideruar kthimin e mundshëm të Donald Trump në Shtëpinë e Bardhë si kërcënim të madh për vendin më të fuqishëm në botë.

Paralelisht, Trump në një miting të fundit në Iowa u shpreh i sigurt se do të fitojë, duke e konsideruar Bidenin si presidentin më të keq në historinë e SHBA-së.

Në Prishtinë, kryeministri Kurti sivjet me siguri se do ta kujtojë periudhën kur në Administratën Trump, i dërguari i SHBA-së atëherë, Richard Grenell i solli jo pak dhimbje koke.

Gazetari dhe publicisti britanik, Tim Judah, ashtu si ish-diplomati britanik, Timothy Less patën parashikime aspak shpresëdhënëse për Kosovën në dy intervista të ndara për Gazetën Express për vitin e ri.

Judah e ka përshkruar si rrezikun më të madh për Kosovën një kthim të mundshëm të Trumpit si president i SHBA-së. I pyetur për përpjekjet e Rusisë për një luftë të re në Ballkan, Judah tha se Kosovës më shumë probleme do t’i shkaktonte Grenelli.

“Unë mendoj se kjo është panikuese. Unë mendoj se Ballkani në një vit do të duket pak a shumë njëjtë sikurse tani. Një rrezik më i madh është nëse Trumpi bëhet president dhe ta bëjë Richard Grenellin Sekretar të Shtetit, që është një ide që aktualisht po qarkullon në Uashington. Grenell mund të shkaktojë shumë më shumë probleme në Kosovë sesa Putini, siç ishte rasti në të kaluarën”, tha ai.

Ai tha se Kosova mbrohet nga NATO dhe kjo nuk do të ndryshojë, “përveç nëse presidenca e Trump vendos ndryshe”.

Artikujt e ngjajshëm

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button
Close