fbpx
Lajme

Dalin statistikat: UÇK përpos në aspektin ushtarak, ishte unike edhe në diplomaci

Lirim Mehmetaj

UÇK ishte unike edhe në diplomaci

Bashkë me mikun tim Shkodran Ramadani kemi filluar tash e një kohë të mbledhim krejt çfarë mund të gjejmë për shkrime dhe të dhëna rreth Kosovës sidomos nga vitit 1980 deri në vitin 2005, me shpresën se edhe do ta themelojmë një ditë një bibliotekë virtuale.

Ka ndodhur kaq shumë në harkun e këtij çerekshekulli të fundit e dihet kaq pak, prandaj manipulohet kaq shumë.

Sikur të rinjtë të dinin më tepër për zhvillimet gjatë këtyre viteve personin që thotë se Kosova është shkatërruar që 20 vjet do ta gjuanin me gurë, lermë ta votonin.

Nejse.

Po dua të ndaj me ju një tabelë interesante që tregon për një nga aspektet më fantastike të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, e që rrallë flitet – suksesi në fushën e diplomacisë.

Grafikoni më poshtë, i marrë nga libri “Kosovo Liberation Army: The Inside Story of an Insurgency” shfaq shpeshtësinë e përmendjes së Kosovës ndër vite në Dhomën e Përfaqësuesve dhe në Senat të Shteteve të Bashkuara të Amerikës.

Përfshihet periudha nga viti 1980 deri në vitin 1998.

Siç mund të shihet, Kosova fillimisht paraqitet në radarin politik të SHBA-ve në mes viteve 80-ta dhe shpeshtohet si çështje deri aty te viti 1992.

Më pas, pothuajse zhduket nga diskursi politik në SHBA, derisa del UÇK-ja në skenë.

Sidomos pas Marrëveshjes se Dejtonit, Kosova mbetet çështje e pa trajtuar me idenë e amerikanëve se u zgjidh problemi në Ballkan.

Amerikanët besonin se tash është koha të zhvendoset fokusi në tema të tjera.

Fatmirësisht, UÇK jo vetëm që e kthen në radar, por e shndërron Kosovën në çështjen kryesore të politikës së jashtme amerikane.

Borxhi që ia kemi UÇK-së është i pashlyeshëm dhe kurrsesi i tjetërsueshëm.

Po, e di, jugosllavët e Kosovës duan ta shohim ushtarin e UÇK-së si një primitiv të pavetëdijshëm dhe vetëm nën sloganin “UÇK, mos e prek”, por e vërteta e UÇK-së gjithmonë ka treguar dominancë ndaj pretendimeve malinje, fatkeqësisht, të vetë shqiptarëve.

E kemi edhe një fat tjetër, këta pasardhësit e jugosllavëve janë ca dembelë budallenj që s’janë të aftë as propagandën ta bëjnë në raport të barabartë me qëllimet e poshtra.

Dhe tjetra, mirë për ne që UÇK është fenomen që studiohet gjithandej jashtë hapësirave shqiptare, sepse si grup dhe suksesi i tyre i jashtëzakonshëm, përbën temë për akademikë e ushtarakë të botës.

Artikujt e ngjajshëm

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button
Close