fbpx
Lajme

Ekonomisti i njohur austriak: Kosova i ka autostradat më të mira në Evropë

Ekonomisti i njohur austriak Gunther Fehlinger, një zë i fortë në mbështetje të të drejtave të shqiptarëve në rajon, ka vizituar vendin tonë këtë javë.

Fehlinger ka publikuar fotografi në një nga rrugët e vendit, duke thënë se Kosova ka autostradat më të mira në Evropë.

https://x.com/GunterFehlinger/status/1541047110505750528?ref_src=twsrc%5Etfw%7Ctwcamp%5Etweetembed%7Ctwterm%5E1541047110505750528%7Ctwgr%5E%7Ctwcon%5Es1_&ref_url=https%3A%2F%2Fdemokracia.com%2Fekonomisti-austriak-kosova-i-ka-autostradat-me-te-mira-ne-evrope%2F

Fehlinger, i cili ka qenë më herët Sekretar i Përgjithshëm i Unionit të ndërmarjeve të vogla dhe të mesme (NVM) të Partisë Popullore Evropiane, ka bërë një konstatim të trishtë teksa ka kaluar nga Kosova drejt Shqipërisë.

Ai thotë se duke udhëtuar përmes Kosovës ka vënë re praninë e atyre që quhen autostrada evropiane, por në Shqipëri mungojnë.

“Cili është ndryshimi mes Shqipërisë dhe Kosovës? Kosova ka Autostrada Evropiane dhe Shqipëria vetëm pretendon se i ka në hartën e Google, por kur udhëton, kupton që Shqipëria nuk po zhvillohet seriozisht… e trishto”, shkruan ai në Twitter.

Që nga viti 2005 Gunther është fokusuar në reformën ekonomike dhe politikën e NVM-ve në vendet evropiane në tranzicion, kryesisht në Kosovë, Shqipëri dhe Ukrainë.

Artikujt e ngjajshëm

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button
Close