fbpx
Lajme

Djali i dëshmorit: Fabrikimi i Mimoza Kusarit për PDK-në është si rasti “Panda” për UÇK-në

Ilir Tahiri, djali i dëshmorit të Kombit, Abdullah Tahiri, ka reaguar së fundmi në lidhje me përgjimet e shefes së grupit parlamentar të VV-së, Mimoza Kusari – Lila dhe kryeterroristit Milan Radoiçiq.

Sipas tij, fabrikimi i Mimoza Kusarit për PDK-në është si rasti “Panda” për UÇK-në.

Publikisht kishte akuzuar PDK-në se kishte çuar Listën Serbe për ta votuar ligjin për pagën minimale. Mirëpo në prapaskenë gjithçka ishte kryer nga shefja e grupit parlamentar të Vetëvendosjes, Mimoza Kusari-Lila.

Ajo kishte komunikuar direkt me Milan Radoiçiqin për të siguruar votat e Listës Serbe për këtë ligj. Ama, në konferencën për media të mbajtur më 14 qershor, ditën kur u votua ligji, Kusari-Lila gurin e kishte hedhur te PDK-ja. Kishte shtuar se pozita nuk i kishte kërkuar votë Listës Serbe.

Shefja e grupit parlamentar të Vetëvendosjes, Mimoza Kusari-Lila pak ditë pas kishte biseduar me Milan Radoiçiqin për t’i siguruar votat në Kuvend për pagën minimale dhe votimin e një gjyqtari të Gjykatës Kushtetuese, kishte mohuar se partia e saj i ka kërkuar vota Listës Serbe.

Më 14 qershor, pasi ishte votuar ligji për pagën minimale, edhe me votat e Listës Serbe, që atë ditë ishte në sallën e Kuvendit, Kusari-Lila kishte akuzuar PDK-në se kishte dërguar Listën Serbe për votim.

“Sot është votuar Ligji për Pagën Minimale dhe në votim kanë marrë pjesë 74 deputetë (68 për, ndërsa 8 ishin abstenime nga grupi multientik). Në këtë rrethanë, si pozitë, gjegjësisht Grupi Parlamentar i Lëvizjes Vetëvendosje ka diskutuar vetëm me Grupin Multietnik të deputetëve. Fatkeqësisht, në mungesë të PDK-së, ata e dërguan Listen Serbe që t’i japin këtë konotacion i cili pastaj është përcjellë edhe nga shoqata e veteranëve në reagimin e tyre”, kishte thënë Kusari-Lila në konferencën për media.

“Si pozitë nuk kemi kërkuar votë nga Lista Serbe. Ka muaj tashmë që ata janë rreshtuar krah opozitës. Atë e deklarojnë edhe me votime, përderisa sot qëndruan vetëm për t’i japur hije të keqe një procesi në mënyrë që të jepet argumenti për partinë e cila nuk kishte guximin të ishte prezente në sallë”, kishte akuzuar shefja e grupit parlamentar të VV-së.

Mirëpo në audion e bisedës mes Kusari-Lilës dhe kryeterroristit Milan Radoiçiq shihet se marrëveshja mes VV-së dhe Listës Serbe ishte arritur në prapaskenë.

Artikujt e ngjajshëm

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button
Close