fbpx
Lajme

Krimineli Enver Sekiraqa dëshmoi sa ishte nga arratia në rastin ndaj Hashim Thaçit?

Gjatë vazhdimit të dëshmisë së tij, pas 1 jave kur u paraqit për herë të parë në Hagë, Nuredin Ibishi është pyetur për njohuritë që ka për krimet dhe arratisjen nga burgu në Kosovë të Enver Sekiraqës.

Mirëpo teksa avokatja e Jakup Krasniqit Venkatesfari Alagendra kërkoi që të pranohej si fakt dokumenti që vërteton se Enver Sekiraqa është i arrstisur dhe po i ikë drejtësisë në Kosovë, gjyqtari Gueanël Metroux e pyeti avokaten nëse po e bën këtë kërkesë për të provuar se nuk duhet besuar asgjë që ka thënë ai dëshmitar për ndalimin e tij, për shkak të problemeve që ka me drejtësinë në Kosovë, duke lënë të kuptohet se Enver Sekiraqa ka dëshmuar kundër ish-presidentit Hashim Thaçi dhe të tjerëve pasi është arratisur nga burgu.

Dyshimet i konfirmoi edhe prokurorja Silvia D’Ascoli kur e kundërshtoi pranimin e këtij fakti të propozuar nga mbrojtja e Jakup Krasniqit.

Artikujt e ngjajshëm

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button
Close