Lajme
Ish-koloneli i FSK-së publikon fotografi nga veriu në 2017: Me vëllezërit e armës nga ushtria e ShBA-ve

Ish-koloneli i Forcave të Sigurisë së Kosovës (FSK), Afrim Veseli ka publikuar fotografi nga një ‘zbarkim’ i ushtarëve të FSK-së, në bashkëpunim me Ushtrinë e ShBA-ve, në veri të Kosovës në vitin 2017.
Veseli ka thënë se në vitin 2017, disa trupa të FSK-së ishin në veri edhe tetë vjet më parë.
“Viti 2017, në veri të atdheut me vëllezërit e armës nga US Army”, shkroi ish-koloneli i FSK-së në një postim në Facebook të mërkurën.
Ai ka publikuar edhe një fotografi bashkë me zyrtarin e Ministrisë së Mbrojtjes asokohe, Safet Hajrullahun, të bërë në veri.



