Lajme
Në Prishtinë numërohen 89 për qind të votave – ky është rezultati i fundit
Janë numëruar deri më tani 89 për qind të votave të hedhura në balotazhin e zgjedhjeve lokale në Prishtinë.
Sipas të dhënave në ueb-sajtin zyrtar të Komisionit Qendror të Zgjedhjeve, po prin kandidati i Lëvizjes Vetëvendosje për kryetar, Shpend Ahmeti.
Kreu aktual i Prishtinës aktualisht ka 378 vota më shumë se kundërkandidati i tij nga radhët e Lidhjes Demokratike të Kosovës, Arban Abrashi.