fbpx
Lajme

BIK-u i shqetësuar për dy xhamitë ilegale në Dragash

Tash e 13 vjet në komunën e Dragashit ekzistojnë dy xhami ilegale ku falen kryesisht qytetarë të komunitetit goran.

Zyrtarë të Bashkësisë Islame kanë thënë se nuk kanë kompetenca për këto dy xhami, derisa u kanë bërë thirrje organeve të rendit që t’i kontrollojnë këto aktivitete.

Sekretari i Bashkësisë Islame në Dragash, Nail Halimi, në këto ndërtesa ka trembëdhjete vite që kryhen rite fetare.

“Gjatë ramazanit të vitit 2004-2005 ata janë ndarë nga xhamia e komunës dhe kanë krijuar xhemat paralel ose paraxhemate. Po mundohen që me lëvizje të caktuara me shpërndarje të literaturës, me njëfarë folklori me pantallona më të shkurtër apo veshje pak a shumë orientale apo me mjekra ma të gjata të reflektojnë se nuk është ajo traditë të cilën e kemi pasë ne këtu”, tha Halimi.

Ai thotë se asnjëherë nuk kanë mundur t’i ndalin këto aktivitete ilegale pasi ato ndodhin në një pronë private.

Artikujt e ngjajshëm

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button
Close