fbpx
Lajme

Kontrabanda e viçave Kosovë-Shqipëri

Policia e Shqipërisë ka sekuestruar në cilësinë e provës materiale 7 krerë bagëti të trasha (viça) të cilat dyshohet se ishin kontrabanduar nga Kosova, transmeton Indeksonline.

Sekuestrimi i bagëtive u bë në fshatin Kamenicë të Tropojës ndërsa menjëherë nisen hetimet në lidhje me rastin.

Aktualisht nuk ka asnjë të dyshuar pasi që bagëtitë ishin lënë të lira në momentin kur të dyshuarave po u afroheshin zyrtarët policor.

Drejtoria Vendore për Kufirin dhe Migracionin në Kukës është duke u marrë ende me këtë rast të kontrabandës.

“Në afërsi të fshatit Kamenicë, Tropojë, janë gjetur dhe sekuestruar në cilësinë e provës materiale 7 krerë bagëti të trasha (viça), që dyshohet se i kanë futur kontrabandë nga Kosova. Po punohet për identifikimin dhe kapjen e autorëve”, thuhet në njoftimin e policisë së Shtetit.

Artikujt e ngjajshëm

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button
Close