fbpx
Lajme

Andin Hoti: Në vitin 2018 ndoshta do t’ia lejoj ndonjë vajze të ma rrëmbei zemrën

Është një nga deputet më të ri të Kuvendit të Republikës së Kosovës, por jo i ri edhe në fushën e politikës. Andin Hoti, ka vite që është pjesë e politikës në radhët e Partisë Demokratike të Kosovës ku edhe është një nga zërat më të fuqishëm të rinisë së këtij subjekti politik.

Andin Hoti është djali i veprimtarit Ukshin Hoti, ndërsa ai përmes një interviste për Indeksonline ka rrëfyer gjëra të pathëna më herët. Andini ka treguar për shijen e tij muzikore, për kauzën e tij dhe përgjegjësinë e të qenurit deputet. Por ai ka treguar edhe për jetën e tij private.

Indeksonline: Si do ta kujtoni vitin 2017?

Andin Hoti: Vit sfidues për mua, duke pasur parasysh kandidimin tim si deputet dhe ndërrimin e ritmit të jetës. Ndërsa mendoj që për Kosovën ishte vit me shumë problem, pasi që më shumë se gjysma e vitit ishte e ngarkuar me fushata dhe me Qeveri stabile, me ç’rast janë akumuluar shumë problem jetike për Kosovën.

Indeksonline: A ka ndryshuar jeta jote si depute?

Andin Hoti: Nuk e di, po tentoj të jem i njëjti në jetë siç kam qenë deri më tash, por natyrsisht që ndryshimi i jetës si deputet është tek përgjegjësia e madhe që ndiej që përmes politikës dhe vendimeve të saj të kontribuoj në përmirsim të dukshëm të jetës së qytetarëve të Kosovës.

Indeksonline: Cila është ëndrra që nuk e keni realizuar ende?

Andin Hoti: Zbulimi i fatit të të pagjeturve.

Indeksonline: Cila është këngëtarja e juaj e preferuar?

Andin Hoti: Vaqe Zela, Eli Fara, Shkurte Fejza (ndërsa për momentin i preferoj këngët e Arilena Aradhe Elina Duni)

Indeksonline: Tri synimet e tua në jetë?

Andin Hoti: Tri synimet: 1. Kontributi i vazhdueshëm për një Kosovë më të zhvilluar, 2.Ndjekja e rrugës së babit, dhe 3. Në jetën private, krijimi i një familje të lumtur me 4 fëmijë!

Indeksonline: A ta ka rrëmbyer zemrën ndonjë vajzë ende?

Andin Hoti: Jo!

Indeksonline: Si e festoni Vitin e Ri?

Andin Hoti: Me familje, në ambientet familjare.

Indeksonline: Planet për vitin e ardhshëm?

Andin Hoti: Të vazhdoj synimet e mija si deputet, tu dal në krahë të Rinjëve të Kosovës, familjarëve të të zhdukurve dhe qytetarëve në përgjithësi. Ndoshta, në 2018 do t’lejojë edhe rrëmbimin e zemrës.

Indeksonline: Urimi për qytetarët..

Andin Hoti: Qytetarëve të Republikës së Kosovës dhe gjithë shqiptarëve kudo në botë ju uroj që viti 2018 të jetë vit i sukseseve të panumërta, vit i lumturisë në familjet e tyre dhe vit i një zhvillimi të madh për Kosovën, ashtu siç e ëndrrojmë secili prej nesh. Gëzuar 2018!

Artikujt e ngjajshëm

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button
Close