Policia arreston tre të dyshuar për thyerjen e xhamave të Kuvendit
Policia e Kosovës bën të ditur se gjatë tentimit të katërt të vazhdimit të seancës parlamentare, sërish është hedhur gaz lotsjellës nga deputet të pranishëm brenda në sallë dhe bazuar në këtë veprim si dhe bazuar në vendimet zyrtare, Policia e Kosovës është detyruar të veprojë duke shoqëruar në stacion edhe një deputet për hedhje të gazit lotsjellës si dhe një deputete për posedim të gazit lotsjellës.
Sipas policisë, përderisa janë zhvilluar aktivitete brenda në Kuvendin e Kosovës, diku rreth orës 17:10 është raportuar për një incident ku disa persona dyshohet se kanë hedhur gurë në drejtim të Kuvendit të Republikës së Kosovës, ku si pasojë janë thyer dy xhama të objektit të Kuvendit të Kosovës.
Lidhur me rastin në vendin e ngjarjes kanë dalë hetuesit policor dhe njësia e forenzikës për të ekzaminuar vendin e ngjarjes, thuhet në njoftimin e Policisë.