Epilogu

A do të jetë kjo hera e fundit që e ndryshojmë orën?

Akrepat në orët e evropianëve sonte do të lëvizin për një orë pas, dhe kjo ndoshta për herë të fundit në jetën e tyre.

Por, si asnjëherë më parë europarlamentarët kanë vënë në dyshim këtë ndryshim të orës, duke argumentuar se ndikon keq në shëndetin e qytetarëve.

Janë 70 deputetë të Parlamentin Evropian, të cilët janë zotuar se do ta heqin direktivën e ndryshimit të orës që ndodh dy herë në vit.

Deputeti çek i PPE Pavel Svoboda, njëherësh kryetar i grupit prej 70 deputetësh që kanë nisur këtë iniciativë tha se 20 për qind e popullsisë vuajnë nga probleme shëndetësore.

“Hulumtimet shkencore kanë treguar se 20 % e popullsisë vuajnë nga probleme shëndetësore për shkak të orës”, ka thënë ai.

Kosova për herë të parë e ka ndryshuar orën më 27 mars të vitit 1983, kur ora ka shkuar përpara dhe është kaluar në numërimin verore të kohës.

Exit mobile version