fbpx
Sport

A do të rikthehet futbolli këtë sezon? Këto janë planet e pesë ligave kryesore

Po bëhen gati një muaj që një pjesë e ligave të Evropës kanë pezulluar kampionatet shkaku i COVID-19.

Pandemia e koronavirusit ka goditur të gjitha sportet, përfshirë edhe futbollin.

Pas gjithë kësaj kohe, duket se ka pak dritë në fund të tunelit, me ligat që kanë nisur t’i bëjnë planet se si të rikthehen.

Pothuajse të gjitha klubet në Bundesligë janë rikthyer në stërvitje, me masa të rrepta distancomi.

Liga Gjermane e Futbollit do të mblidhet më 17 prill, për të vendosur fillimin e majit si kohë për vazhdimin e kampionatit, me ndeshjet që do të luhen pas dyerve të mbyllura.

Në Spanjë, situata është më ndryshe, përshkallëzimi i COVID-19, mund të bëjë që sezoni të mos vazhdojë deri në ditët e fundit të qershorit, apo fillim të muajit korrik.

Në Itali, çdo gjë është e pasigurt nëse do të kthehet normaliteti. Ky vend, që është më i prekuri në Evropë, shënon mbi 16 mijë viktima.

Disa ekipe, janë duke refuzuar t’u rikthehen stërvitjeve, e po ashtu edhe idesë për të vazhduar sezonin.

Për dallim nga këto ligat, në Francë dhe Angli, nuk ka bisedime konkrete për rikthimin e ligave.

Atje ka biseda të vazhdueshme se si të kompensohet katastrofa financiare, ku po kërkohen uljet e pagave.

Artikujt e ngjajshëm

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button
Close