Epilogu

A e dini kush janë autorët e panos së famshme “Bac, u kry”?

“Bac, u kry”, është njëra nga panot më të famshme që nga koha e pasluftës. Ajo tregon përfundimin e një lufte që pas shumë sakrificash solli lirinë. Por a e dini kush janë autorët e “Bac u kry”?

“Bac, u kry!” është një logo e krijuar nga Krenar Gashi, Besnik Nuli dhe Muhamet Jashanica, posaçërisht për Pavarësinë e Kosovës.

Logoja nga krijuesit është liruar për përdorim por pa ndërhyrje në të, duke lënë si logo shpirtërore, e cila nuk është e lejuar për biznes të asnjë lloji.

Logoja i drejtohet Adem Jasharit, komandantit legjendar të UÇK-së, i cili u vra së bashku me gjithë familjen e tij në një konfrontim me forcat serbe.

Edhe fjala “bac” i drejtohet Adem Jasharit, njeriut që dha jetën për pavarësinë e Kosovës.

Krenar Gashi është hulumtues dhe aktivist i shoqërisë civile.

Exit mobile version