Epilogu

A e dini se Anthony Joshua ishte ne lidhje me Rita Orën?

A ishte në lidhje Anthony Joshua me Rita Orën?

Kampioni i boksit, i cili rrahu Wladimir Klitschkon para 90.000 fansave në Wembley ka një djalë 18 muajsh, Joseph Bayley Temiloluwa Prince Joshua.

Nëna e Joseph, është 27 vjeçarja Nicole Osbourne, më të cilën Joshua u njoh në shkollë.

Lidhja e tyre zgjati me ndërprerje disa vjet, kur edhe thuhet se ndodhi shtatzënia e pa planifikuar.

Por 27 vjeçari u përmend edhe për lidhje me modelen Cara Delevingne dhe Rita Orën.

Boksieri kohë më parë u tha se kishte sy vetëm për këngëtaren e lindur në Prishtinë.

Megjithatë gjithçka mbeti vetëm thashëethëm, pasi nga asnjëra palë nuk kishte kurrë konfirmime.

Britaniku do të tentojë sonte të mbrojë titujt IBF dhe WBA në kategorinë super të rëndë kundër Carlos Takam.

Meçi i madh do të nisë në orën 23:00 (sipas kohës sonë) në Cardiff “Principality Stadium” në Uells, para mbi 70 mijë shikuesve e milionave të tjerë para ekraneve.

Exit mobile version