Njësia elitare e policisë së Kosovës – NJSI, apo e njohur si FIT.
Njësia Speciale Intervenuese (NJSI), kryen operacionet e sigurisë në raste të veçanta dhe zgjidhjen e situatave me të cilat nuk mund të përballohen shërbimet e tjera të policisë, transmeton epilogu.
Angazhohet në rastet kur përmbushja e detyrave zyrtare të mbrojtjes së jetës dhe pasurisë paraqet rrezikshmëri tejet të lartë për rendin dhe sigurinë në përgjithësi dhe për pjesëtarët e policisë. Aktualisht aty punojnë 80 punonjës. Ishte themeluar në vitin 2004 dhe deri më tash ka qenë në gjendje të nxjerrë shpesh rezultate pozitive gjatë operacioneve intervenuese. /epilogu.com/