fbpx
Lajme

“A e kërcënoi asamblistin e VV-së”, përgjigjet Sami Lushtaku

Nënkryetari i komunës së Skenderajt, Sami Lushtaku ka mohuar se ka kërcënuar sot gjatë seancës së kuvendit komunal asamblistin e Lëvizjes Vetëvendosje, Hysni Mehanin.

Lushtaku në një bisedë telefonike me Paparacin ka thënë se pretendimet e Mehanit janë shpifje.

“Jo s’është e vërtetë, s’është e vërtetë. Ai kështu edhe herëve të kaluara kështu kanë bërë me këto shpifje, por s’është e vërtetë”, tha ai për Paparacin.

Sami Lushtaku ka theksuar se asamblisti i LVV-së po mundohet që të marrë poena politik, teksa ka shtuar se veprimet e tij janë të ulëta.

“Çka ki me thanë, me kësi shpifjesh me marrë poena politik kjo është e ulët. Se unë as s’kam pasë nevojë e as skam nevojë as me kërcënu, as me e sha, as me gjuajt kërkon”, shtoi ai.

I pyetur se a do të ushtrojë padi ndaj Hysni Mehanit, nënkryetari i Skenderajt deklaroi se “s’është mësuar ta padisë dikë”.

“S’jam mësuar unë kështu me të tregu të drejtë, jo. Nuk jam mësuar unë me e paditë dikë”, deklaroi Sami Lushtaku.

Gjatë ditës së sotme asamblisti i LVV-së, Hysni Mehani, nëpërmjet një postimi në Facebook, ka thënë se është kërcënuar dhe fyer sot nga Sami Lushtaku.

“Sot, Sami Lushtaku, gjatë punimeve të kuvendit komunal, kishte ruajtur momentin për të provuar që të më frikësoj, me ç’rast edhe më ka fyer”, shkruan Mehani në Facebook.

Ai ka shtuar se përgjigjen ndaj këtyre kërcënimeve ia ka dhënë Sami Lushtakut në seancë.

“Përgjigjen për Sami Lushtakun dhe sojin e tij e kam dhënë edhe në seancë: pushka top ju bëftë. Kjo përgjigje nuk është në natyrën time dhe atë çfarë unë përfaqësoj, por fatkeqësisht kjo është gjuha që e kupton zoti Lushtaku. Zënja e pritave nëpër kthina mund të jetë mënyra se si z. Lushtakut i funksionojnë gjërat, por jo çdo herë. Ne do të qëndrojmë këtu dhe drejt, sepse lirinë e fjalës dhe demokracinë do ta mbrojmë me çdo çmim”, përfundon statusi i tij.

Hysni Mehani ka publikuar video të fjalimit të tij në seancën e sotme të kuvendit komunal në Skenderaj./Paparaci.com

Artikujt e ngjajshëm

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button
Close