fbpx
Lajme

A e kishte rrahur me shpulla e grushta Radojciqi – Rakiqin në Kopaonik?

Goran Rakic është fitues i pakontestueshëm i dy palë zgjedhjeve të fundit në Komunën kryesore të veriut, atë të Mitrovicës, mirëpo as kjo mbështetje nuk e bën njeriun më me ndikim në këtë pjesë. Më i forti i veriut vazhdon të jetë nënkryetari i partisë së Rakicit, Milan Radojicic.

Sic mëson Gazeta Online Reporteri.net, kryekomunari Rakic është sulmuar me grushta dhe shuplaka nga Milan Radojicic, në vitin 2020. Madje, burimet thonë se në një incident që ndodhi në Kopaonik më 2 mars të 2020, është shkrepur edhe një armë.

Gazeta kishte provuar të flas me kryetarin e Mitrovicës së Veriut, mirëpo ai nuk është pëgjigjur në thirrje. Rakic është telefonuar në numrin e tij 065, e po ashtu në viber në numrin e njëjtë. Kryetari e ka pranuar thirrjen dhe mesazhet, por ka zgjedhur të mos përgjigjet.

Reporteri ka provuar të bisedojë edhe me njerëz të afërt të kryetarit, mirëpo askush nuk ka guxuar të flas. Një politikan serb i veriut që hapi telefonin, kur është pyetur për incidentin, me shumë pasiguri ka filluar të thotë disa fjalë dhe ka shtuar se nuk di asgjë.

Ndërkohë, meqë nuk kanë pranuar të përgjigjen zyrtarisht nga zyra e Rakic, Reporteri.net ka biseduar me disa burime brenda Policisë në veri, të cilët kanë thënë se Rakic nuk është parë që nga dita e martë e javës së shkuar.

“Javën e kaluar të hanën unë e kam pa në Leposaviq. Prej të martës ma nuk është pa askund”, thotë një zyrtar policor në kushte anonimiteti për gazetën.

E Reporteri ka arritur të sigurojë një fotografi nga hera e fundit kur janë mbledhur zyrtarët e Listës Serbe në Kopaonik. Si për ironi, para incidentit, Rakic me disa persona kishin realizuar një fotografi me maica ku shkruhej “Drejtësi për Milanin”. Incidenti ka shpërthyer në këtë ditë dhe në këtë vend, pak kohë pas kësaj fotografie.

Nuk dihet saktësisht se cfarë ka sjellur përplasjen e Rakicit me Radojicicin, mirëpo dihet se ky i fundit ka shumë prona në Kopaonik, pjesë kjo që frekuentohet shumë nga turistët. Përvec Kopaonikut, Radojicic ka biznese nën kontroll edhe në komunën që drejtohet nga tashmë viktima e tij.

Radojicicin, ndërkaq, e njohin të gjithë. Ai tani ka dalur në skenë duke u bërë nënkryetar i Listës Serbe, mirëpo para se të merrte këtë pozitë, ai ishte thjeshtë koka e krimit në këtë pjesë të vendit. Milan konsiderohet si njeriu më i afërt i Zvonko Veselinovicit, udhëheqësit të grupit Rojet e Urës. Radojicic kontrollon kontrabandën që zhvillohet në veri të vendit, dhe është një prej të kërkuarve lidhur me vrasjen e politikanit serb, Oliver Ivanovic.

Artikujt e ngjajshëm

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button
Close