Epilogu

A e larguan kryeprokurorin amerikan të Speciales vetëm pse refuzoi ngritjen e aktakuzave pa prova?

Në dokumentarin e Albanian Post në bashkëpunim me Opinion Tv Klan dhe Blendi Fevziun, u publikuan shumë dokumente interesante për punën e padrejtë të Prokurorisë Speciale. Aty poashtu, publikohet një prononcim i ish kryeprokurorit amerikan të Speciales z. David Schwendiman i cili u largua nga ajo detyrë në vitin 2018.

“Një kthesë e papritur ndodhi me largimin e prokurorit David Schwendiman dhe emërimit të prokurorit Jack Smith i cili përpiloi aktakuzën. Schwendiman ishte emëruar kryeprokuror në shtator të vitit 2016 për një mandat 4 vjeçar por detyra e tij befasisht u ndërpre pas dy vjetësh. Në një adresim të tij në mars të vitit 2018 ai tha se nuk kishte dhënë dorëheqje”.

“Unë nuk dhashë dorëheqjen, thjesht Qeveria ime tha se koha ime këtu mbaroi. Dhe unë e pranova”, shtoi ish kryeprokurori David Schwendiman

Schwendiman i cili ka lënë të kuptohet se kishte imponuar standarde të larta për të ngritur aktakuzë kishte rrëfyer mes rreshtash se për një gjë të tillë duhet dëshmi të mjaftueshme dhe duket se ai kishte refuzuar të lëvizte me aktakuzën.

“Bazuar në praktikat profesionale më të mira kam shtuar disa kritere që t’i përdorim për të vendosur nëse duhet të ngrihen aktakuza që aktakuza e propozuar të mbështetet nga prova që janë të disponueshme për t’u paraqitur gjatë gjykimit dhe provat të cilat, pasi të jenë ekzaminuar nga një mbrojtje e mirëinformuar e përgjegjshme dhe e fuqishme me gjasë të jenë të mjaftueshme në nivelin sasior dhe cilësor që të çojnë në vendim të fajësisë të konfirmueshme edhe në fazën e apelin në lidhje me çdo të akuzuar dhe akuzë të propozuar”, kishte shtuar David Schwendiman.

Ai poashtu kishte tërhequr vërejtjen se donatorët e Specialës që janë shtetet e Bashkimit Evropian nuk duhej të bënin presion.

“Donatorët mirëdashës duhet të shmangin bërjen e institucioneve si Zyra e Prokurorit më të cenueshme, duke dështuar të kuptojnë natyrën e hetimeve kriminale dhe ndjekjen penale të krimeve mizore duke pritur tejet shumë prej tyre”, kishte shtuar ai.

Exit mobile version