fbpx
Lajme

Freedom House publikon “përshkrime” të grupeve të afërta me LVV-në, zëdhënësi i Kurtit i shkruante më herët

Sipas Raportit të Freedom House për vitin 2022 në të cilin Kosova përshkruhet si vend pjesërisht i lirë, ka një referencë të rëndë për ish-presidentin Hashim Thaçi dhe liderin e AAK-së, Ramush Haradinaj. Emrat e tyre përmenden në kontekst të zgjedhjeve duke u përshkruar si figura të lidhura me korrupsionin dhe krimin e organizuar që ndikojnë në instalimin e udhëheqësve në pozita.

Megjithatë, në përpilimin e raporteve të kësaj organizate merr pjesë direkt një grup i madh i lidhur me Lëvizjen Vetëvendosje, shkruan Demokracia.com.

Madje, në të kaluarën në shkrimin e tyre merrte pjesë direkt edhe zëdhënësi i Kurtit, Përparim Kryeziu.

Përshkrimi në të kaluarën është bërë nga Group for Legal and Political Studies (GLPS), organizatë kjo e themeluar nga Fisnik Korenica, balldëska e të cilit është zëvendësministre në Qeverinë Kurti, ndërsa Dren Doli është emëruar së fundmi ambasador në Holandë.

Shumica e “kontribuuesve” në GPLS njihen si të afërt me Lëvizjen Vetëvendosje. Ndërsa, raportet e Freedom House i shkruajnë organizatat vendore. /Demokracia.com/

Artikujt e ngjajshëm

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button
Close