Epilogu

A është ‘Mason’ apo pjesë e këtij rrjeti, më në fund flet Haki Abazi

Ish Zv. Kryeministri Haki Abazi në emisionin “Personale” me Krenare Vokshi-Shala në RTV Dukagjini kishte rrëfyer për jetën dhe karrierën e tij.

Abazi kishte folur për herë të parë për masonerinë dhe raportet që ai ka pasur me familjen “Rockfeller”.

Ai ka pranuar se shpesh herë emri i tij është lakuar si pjesë e masonerisë globale, por ka mohuar se është pjesë e këtij organizimi.

“Është mirë që njëherë e përgjithmonë të dekonstruktohet ky mit për mua [si mason]…Nuk është e vërtet aspak. Unë jam një qytetarë i thjeshtë i Kosovës. Një shqiptar që ka tentuar të investojë në veten dhe idealet dhe punët e tij”, tha ai, përcjell Telegrafi.

Abazi ka thënë se as familja “Rokfeller” me të cilët ka bashkëpunuar, nuk kanë të bëjnë asgjë me skemat e masonëve.

“Rockfeller është një nga familjet kryesore që kanë ndërtuar SHBA-në. Brenda këtij organizimi ka fusha të pafundme të investimeve që kanë bërë ata. Për shkak të fuqisë që kanë ata janë vendosur në kutia të ndryshme. Unë nuk kam takua njerëz më modest se Rockfeller-ët. Nuk kanë asgjë të bëjnë me skemat e masonëve në kuptimin e ndikimit në botë”.

Abazi ka thënë se megjithatë njerëzit nuk duhet te kenë frikë se masonët janë një grup i rrezikshëm nga të cilët duhet pasur frikë.

“Nuk e di pse duhet të shkohet në atë masë sa të stigmatizohen masonët të konsiderohen grup i rrezikshëm i njerëzve që duhet të kemi kujdes nga ta. Çdokush ka të drejt të organizohet në grupe legale. Mendoj se edhe në Kosovë ka kësi grupe të organizuara”, tha ndër të tjera Haki Abazi./Telegrafi/

Exit mobile version