Epilogu

A është UÇK-ja një mit, sipas Veton Surroit? (Video)

Publicisti Veton Surroi ka theksuar se miti për Ushtrinë Çlirimtare të Kosovës (UÇK), është zhvilluar në kohën kur funksion interneti dhe kur janë gjallë ata që i kanë përjetuar këto zhvillime.

Ai në emisionin “Debat Plus”, me gazetarin Ermal Panduri ka thënë se ky mit është pjesë e një imponimi të dhunshëm të kujtesës.

“Ky imponim ka ardhur në kohën kur rrëfimet i kemi direkte nga protagonistët dhe jo nëpërmjet rrëfimtarëve”, ka shtuar Surroi.

Sipas tij, problemi i luftës së Kosovës është tema më të cilën duhet të merren me historianët, duke shtuar se qysh në kohën e lëvizjes paqësore është bërë përpjekje të organizohen forma të rezistencës.

Ndryshe, Surroi, në emisionin “Debat Plus” – të RTV Dukagjini, ka folur për librin më të fundit, “Lopa e Macchiatos”, në të cilin UÇK-në e ka quajtur mit. /Telegrafi/

https://www.facebook.com/watch/?ref=external&v=2208571162502960
VIDEO

Exit mobile version