Epilogu

A ishte ky momenti në 1992, ku Adem Jashari filloi ta vlerësonte lart trimërinë e Thaçit, detajet

Dy nga autorët më të njohur britanikë, Roger Boyes dhe Suzzy Jagger, kanë shkruar e botuar një libër për ish presidentin Hashim Thaçi, me titull “SHTET I RI, BURR SHTETI MODERN”.

Ndër të tjerash, në këtë libër, autorët kanë treguar për veprimtarinë e tij nga lëvizja studentore e deri tek lufta çlirimtare e duke vazhduar në Rambuje e negociata të tjera që e sollën lirinë dhe pavarësinë.

Autorët britanikë kanë treguar edhe për marrëdhënien e Hashim Thaçit me komandantin legjendar, Adem Jasharin.

“E admiroja atë që kur isha në shkollën e mesme. Ai ishte i veçantë për mua,” kujton Hashim Thaçi, duke treguar se ishte bërë pjesë e LPK-së përmes Kadri Veselit.

Në fund të dhjetorit 1991, policia serbe provoi të godiste shtëpinë e tij dhe ai (Adem Jashari), së bashku me vëllezërit, babanë dhe gjithë fshatin, u kundërpërgjigjën me armë. Pas kësaj ne takoheshim vetëm në fshehtësi, gjatë kohës që isha pro-rektor i studentëve, për të diskutuar seriozisht si të organizonim rezistencën nëpër qytete. Gjatë protestave të 1989-ës pashë për herë të parë Adem Jasharin të armatosur gjer në dhëmbë e së bashku hodhëm kokteile Molotov mbi automjetet e armatosura të serbëve“, kishte treguar Thaçi për autorët britanikë.

Sipas autorëve, ky do të ishte një prej kontributeve të mëdha dhe të kahershme të Thaçit për kryengritjen: të sillte mendim dhe ide të qarta orientuese, të përpunonte strukturën dhe sistemin për kryengritjen, të përcaktonte piketat udhërrëfyese të saj.

Ai (Adem Jashari) ishte një udhëheqës i vërtetë ushtarak, simbol i Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, UÇK, ende e pashpallur. Në maj 1992, një student vritet nga policia serbe në Skënderaj. Dhjetë mijë vetë dolën në funeralin e tij dhe unë mbajta fjalën e rastit si pro-rektor i studentëve. “Nëse represioni vazhdon, kjo do të shpjerë në rezistencë të hapur të armatosur“, u thashë pjesëmarrësve në varrim, tregonte Thaçi.

Mbas funeralit Thaçi shkoi te shtëpia e Jasharit, një kompleks i madh që ishte fortifikuar pas sulmut serb pjesë muaj më parë.

“Hashim, bëre gjënë e duhur”, më tha ai (Adem Jashari). “Ne duhet të themi të vërtetën haptazi lidhur me luftën – por ki kujdes”, i kishte thënë Adem Jashari pas fjalimit tek varrimi i studentit të vrarë nga forcat serbe.

Exit mobile version