Deputeti i PSD-së, Dukagjin Gorani, ka pohuar se opozita aktualisht nuk i ka votat e mjaftueshme për ta rrëzuar qeverinë.
Në një konferencë për media Gorani tha se opozita i ka vetëm 58 vota, por megjithatë ky numër votash sipas tij duhet të jetë kërcënim për qeverinë.
“Për aq sa e dini nuk ekzistojnë 61 numra, 58 ekzistojnë. Ofrimi i nënshkrimeve tona është kërcënim i madh për qeverinë, meqë është numër kërcënues për estabilishmentin qeveritar”, deklaroi ai.
Gorani më tej foli edhe për RTK-në, me ç’rast bashkë me deputeten Shqipe Pantina, kërkoi pavarësim të transmetuesit publik.