Epilogu

A ka blerë Presidentja parcelë edhe në këtë lagje ekskluzive të kryeqytetit?

Presidentja e vendit, Vjosa Osmani në deklarimin e pasurisë për vitin 2022, ka deklaruar se ka edhe një parcelë të re në lagjen tjetër ekskluzive të kryeqytetit, “Lagjja e Gjelbër”.

Atë thotë se ia ka marrë për borxh dikujt, por nuk e ka specifikuar se kujt, shkruan Front Online.

Lagjja e Gjelbërt po ndërtohet në Kolovicë të Prishtinës.

Ndryshe, Presidentja e Republikës së Kosovës, Vjosa Osmani, në formularin e deklarimit të pasurisë për këtë vit nuk e ka deklaruar vlerën e shtëpisë së blerë në lagjen “Marigona Hill”, por e ka përshkruar si “banim në varg (e kontraktuar por nuk është ende në pronësi të deklaruesit) – nuk ka vlerë reale, në ndërtim të vrazhdë”, raporton Front Online.

E para e shtetit të Kosovës ka bërë të ditur vetëm se ka borxh prej rreth 88 mijë euro ndaj “Marigona Hill”.

Ajo ka deklaruar banesë e parcelë tokë, derisa pasuri të bashkëshortit ka deklaruar dy shtëpi dhe një banesë, shkruan Front Online.

Në listën e pasurive të paluajtshme e para e shtetit ka deklaruar se ka një banesë me garazhë vlera e së cilës është 42 mijë e 500 euro, e që figuron si e papërfunduar, po ashtu edhe një parcelë toke vlera e së cilës është 35 mijë euro.Para të gatshme presidentja e vendit së bashku me bashkëshortin e saj, Prindon Sadriu gjithsej kanë 73 618 euro.

Exit mobile version