Epilogu

“A po e spiunojnë Kurtin në BE, raportet e takimeve po ia dërgojnë këshilltarëve të Thaçit”

Dje, një raport të brendshëm e ka publikuar portali demokracia, i cili drejtohet nga dy ish këshilltarët e Presidentit Thaçit. Pavarësisht se BE sot e mohoi, dokumentet duket se janë të protokoluara dhe të vërteta.

Në dokumente thuhej se “Kurti zotohet për zbatimin e Minishengenit dhe bashkëpunimin me Gjykatën Speciale”. Poashtu në dokument thuhet se “BE i ka kërkuar Kurtit të mos e dërgojë policinë në Veri”.

Për këtë çështje ka reaguar edhe ish këshilltari i Thaçit z. Adil Behramaj ku ka shkruar se;

Nëse Kurti po e dinë që kriminelët janë në veri, pse nuk po i arreston? FSK-në ia paskan ndalur Thaçi dhe NATO-ja, por policinë qysh pranoi t’ia ndalte BE-ja, shtetet e të cilës po e demaskojnë, duke u dërguar raporte zyrtare ish-këshilltarëve të Thaçit

Exit mobile version