Një lajm i rremë është shpërndarë mbrëmë nëpër rrjete sociale. Marka e njohur e veshmbathjeve “Zara” në këtë rast “Zara zyrtare Kosovë” ka shpërndarë një njoftim në instagram se 50 mijë ndjekësit e parë do të përfitojnë veshëmbathje në vlerë prej 100 eurosh nga kjo markë e njohur.
Pre e këtij lajmi të rremë kanë rënë më shumë se 26 mijë ndjekës.
Ndërsa sipas një kalkulimi të thjeshtë nënkuptohet se dikush ka çelur faqe në emrin e “Zara-s” në Instagram, pasi një premtim i tillë nuk do të mund të arrihej. 50 mijë ndjekësit në rast se do të përfitonin nga 100 euro, do të duhej që Zara të paguante 5 milionë euro.
Ky njoftim ka shkaktuar habi te shumë fansa të kësaj marke, sidomos te gjinia femërore të cilat menjëherë kanë vrapur ta ndjekin “Zarën” në Instagram.
Nuk dihet nëse Zara e vërtetë zyrtarë është në dijeni të këtij lajmi të rremë.