Epilogu

A po lëviz diçka? Mustafa ka thirrur mbledhje urgjente të kryesisë së partisë për nesër

Lideri i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Isa Mustafa ka thirrur për nesër një mbledhje urgjente të kryesisë së partisë, ku temë kyçe e diskutimit do të jetë marrëveshja për koalicion me partinë e Albin Kurtit, raporton Express.

Në kushte anonimiteti një anëtar i kryesisë së LDK-së ka treguar për Gazetën Express se Mustafa e ka thirrur mbledhjen për nesër në ora 11:00.

Kjo mbledhje vjen në kohën LDK e VV nuk po mund të merren vesh për koalicion, si pasojë e kushtit të partisë së Mustafës, që me Vetëvendosjen të dakordohen edhe për postin e presidentit, të cilin sipas marrëveshjes e kanë kërkuar që të ju takojë atyre.

Ndryshe, Kurti dhe Mustafa momentalisht janë duke zhvilluar takim në Kuvend të Kosovës, por, që dy liderët janë shprehur se nuk ka garanci për arritje të marrëveshjes në këtë takim.

As LDK e as LV-ja nuk kanë hequr nga kushtet që kanë vënë në tavolinë të diskutimit, LDK kërkon presidentin, kusht ky që nuk po pranohet nga Kurti.

Nga dy partitë janë dakorduar deri më tani që të vazhdojnë takimet për çdo ditë, tash kur kanë afat edhe dy javë deri në mbajtjen e seancës konstituive.

VV e LDK janë marrë vesh për ndarje të posteve tjera, siç janë ministritë, nënkryetarët e zëvendëskryeministri. E vetmja gjë që po i lë pa finalizuar koalicionin është çështja e presidentit që do të pasojë Hashim Thaçin.

Exit mobile version