Lëvizje Vetëvendosje ka filluar tani të zbutë qëndrimet ndaj Partisë Demokratike të Kosovës në lidhje me një bashkëpunim të afërt mes tyre në të ardhmen dhe funksionimin e tyre në Kuvend si opozit.
Është hera e parë që së bashku në opozitë janë Lëvizja Vetëvendosje dhe Partia Demokratike e Kosovës, dy parti këto që njihen për rivalitetin e tyre mes vete që disa vite.
Zbutja e qëndrimeve ka filluar nga Glauk Konjufca kur u pyet për një koalicion me PDK’në, ku tha se politika është e gjatë maratonike dhe nuk i dihet në të ardhmen, madje tha se PDK’ja ishte sjellur më mirë se LDK’ja në kohën kur u prish koalicioni dhe në disa qaste tjera ka pasur qasje korrekte kur po qeveriste Kurti.
E tash edhe anëtarja e kryesisë së Vetëvendosjes, Albulena Haxhiu, tha se PDK’ja duhet të reformohet për të arritur që të ketë bashkëpunim me ta.
“PDK-ja duhet të reformohet për të pasur një bashkëpunim me Lëvizjen Vetëvendosje në Kuvendin e Kosovës. Tash mund të vijë që për ndonjë projektligj apo për ndonjë çështje, edhe do të votohet njësoj, por ajo nuk ka të bëjë me ndonjë qëndrim të përbashkët apo ndonjë koordinim me PDK-në, por që mund të jetë qëndrim i njëjtë për një çështje të caktuar”, deklaroi Haxhiu për Abc News.
Kujtojmë se në kohët e mëparshme Vetëvendosje kishte ngritur vijat e kuqe për PDK’në, ku thoshte se nuk do bënte koalicion asnjëherë, por tani ka filluar ndryshim mendimi.
Kryetari i PDK’së, Kadri Veseli, kishte deklaruar se dikush nga LVV kishte dërguar njerëz tek ai për të lidhur koalicion kur Qeveria Kurti ishte rrëzuar nga pushteti.