Sot, komuna e Ferizajt e cila udhëhiqet nga Agim Aliu ka publikuar një projekt të madh, ambulantën e qytetit të Ferizajt. Përpos kësaj edhe spitali i Ferizajt është ndërtuar por nuk është përmbyllur shkaku i bllokadës nga Qeveria Kurti.
Përpos projekteve në shëndetësi, në Ferizaj është duke u kryer edhe nënkalimi i veturave dhe këmbësorëve pranë stacionit policor në Ferizaj. Po ashtu edhe qindra projekte të tjera janë duke u kryer anekënd fshatrave e lagjeve të Ferizajt.
Po ashtu, kryetari i Mitrovicës, Bedri Hamza, ka nisur projektin e ambulantës kryesore të qytetit të Mitrovicës. Njëashtu, ai ka nisur rregullimin e projektit shumë kompleks të rrugës Lah Nimani e Ali Zeneli. Gjithashtu, shumë projekte të tjera janë duke u kryer.
Në Prizren, si asnjëherë më parë, kryetari i saj Shaqir Totaj ka nisur projektet e mëdha për Prizrenin. Pas një gjumi katërvjeçar me Mytaher Haskukën, Shaqir Totaj ka zhbllokuar projektin e transitit në Prizren, respektivisht në lagjen Arbana. Projekti ishte i bllokuar 13 vjet. Po ashtu, lagjet e fshatrat e Prizrenit në një periudhë 2 vjeçare janë duke i prekur punët e komunës së Prizrenit.
Po ashtu, sa i përket transparencës, sipas organizatave joqeveritare, Komuna e Skënderajt e ka zënë vendin e parë në Kosovë.
Ndërsa, tani jemi afër fundit të mandatit të qeverisë Kurti dhe a mban ndokush ndonjë vepër të madhe zhvillimore, përpos urës së Saradranit e cila është bërë objekt talljeje.