fbpx
Lajme

A provoi ta implikoi Millosheviqi – Milaim Zekën në vrasjen e Ahmet Krasniqit, spiuni i UDB nuk i aprovoi pyetjet e Millosheviqit

Gazetari, ish deputet në Kuvendin e Kosovës, Milaim Zeka, kishte thënë se ai është marrë në biseda informative nga Gjykata Speciale.

Zeka, në “Debat Plus” në RTV Dukagjini, ka thënë se është marrë në biseda informative nga Gjykata Speciale, por thotë se nuk e ka bërë shumë të madhe, pasi ishte ftuar gojarisht.

“Jam ftuar për dy raste. Faktikisht kam kërkuar vet që të sqarohem në Gjykatën Speciale për vrasjen e Ahmet Krasniqit, pasi kam qenë njeriu i parë që jam akuzuar nga Millosheviqi dhe një gazetë në Kosovë. Gazetari i këtij mediumi për fat të keq ka cituar Millosheviqin, i cili me gjasë ma ka përzier emrin”, tha Zeka, përcjell Telegrafi.

Ish-reporter i luftës thotë se ka kaluar një vuajtje të madhe pasi në Prishtinë gjatë viteve 2003-2004 kanë qarkulluar postera, ku ai akuzohet për vrasjen e Ahmet Krasniqit.

“Millosheviqi në Tribunal të Hagës e pyet një spiun të UDB-së: ‘A ke dëgjuar për Milaim Zekën?’, ai ia kthen: ‘Po kam dëgjuar’. Millosheviqi i thotë përsëri: ‘A ke dëgjuar se Milaim Zeka me urdhër të Rexhep e Sylejmen Selimit e ka vrarë Ahmet Krasniqin në Tiranë?’. Ky thotë: ‘Jo këtë nuk e kam dëgjuar’. Nga ai moment kam qenë personi publik më i akuzuar dhe asnjëri nga shokët e mi të luftës nuk më kanë mbrojtur dhe janë tallur”.

Zeka thotë se është pyetur edhe për Rastin Kiçina dhe për një rast tjetër kur një i burgosur kishte deklaruar se “Milaim Zeka ma ka shpëtuar jetën në një burg të UÇK-së në Kukës”./Telegrafi/

Artikujt e ngjajshëm

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button
Close