Epilogu

A (s)’pati garë në zgjedhjet e brendshme për Senat në UKZ?!

Me datë 13.05.2019, janë mbajtur zgjedhjet e brendshme për Senat në Universitetin “Kadri Zeka”.

Garë pa garë u zhvillua në UKZ.

Senati është një nga organet kryesore të Universitetit. Procesi i rekrutimit apo avancimit për Stafin Akademik, merret dhe finalizohet në Senat, me votim të senatorëve.

Katër fakultetet e Universitetit, si dhe Administrata kanë votuar për t’i zgjedhur përfaqësuesit e tyre për Senat. Ligjërisht, të drejtë vote – por edhe të drejtë aplikimi, kanë pasur të gjithë të punësuarit e rregullt në këtë Universitet. Secili fakultet e delegon një anëtar – senator, në organin e Senatit.

Në 5 njësi votimi, vetëm në fakultetin Ekonomik ka pasur garë me kundërkandidat, gjerësa në fakultetet e tjera, por edhe në administratë, votimi ka qenë vetëm formal, si shumë herë të tjera në këtë institucion arsimor, ku kandidatët potencial janë terhekur nga gara në momentin e fundit.

Në Fakultetin Ekonomik, Arbenita Kosumi triumfoi përballë Gëzim Tosunit me rezultat 6 me 5.

Në Fakultetin e Juridikut, Fejzullah Hasani u votua vetëm formalisht pasi nuk kishte kundërkandidat.

Në Fakultetin e Shkencave Kompjuterike, kaloi Basri Ahmedi me votim formal, pa kundërkandidat.

Në Fakultetin e Edukimit, artisti Ahmet Ibrahimi fitoi me votim formal dhe pa kundërkandidat.

Gjithashtu, edhe në Administratë fitoi Valon Kllokoqi pa kundërkandidat.

Pra, në 4 njësi votimi kemi pasur votim krejtësisht formal. Në momentin e fundit janë tërhequr nga gara kandidatët e caktuar.

Redaksia jonë tregon se nga ana e Menaxhmentit ka pasur presion për instalimin e njerëzve të besueshëm në këtë organ vendimmarrës.

Gjithashtu, ajo që bie në sy gjatë këtij procesi zgjedhor; shihet z. Fejzullah Hasani është edhe në cilësinë e anëtarit të Komisionit të Zgjedhjeve – edhe në cilësinë e kandidatit për Senat. A e kanë trajtuar Konfliktin e Interesit personat përgjegjës për mbarëvajtjen e këtyre zgjedhjeve…?! Pavarësisht Rregullores së përshtatur, si ka mundësi që një kandidat të jetë edhe votues edhe numërues?! Dhe të jetë objektiv…

Gjatë ditëve në vijim do t’ju paraqesim edhe fakte të reja; me emra konkret, me dëshmi konkrete për këto zgjedhje krejtësisht formale. Përpos këtyre zgjedhjeve, ne do të paraqesim edhe dëshmi të reja rreth Konkursit të fundit për pranimin e Stafit të Ri Akademik.

Me 20 maj vazhdojnë zgjedhjet për pozitën e Dekanëve. Edhe për këto zgjedhje, redaksia jonë është duke grumbulluar fakte të reja dhe ditëve në vijim do t’i bëj publike. /epilogu/

Exit mobile version