Bali Muharremaj i AAK’së do të jetë kryetar i ri i Suharekës.
KQZ ka publikuar rezultatet preliminare e të gjithave vendvotimeve në këtë komunë.
Bali Muharremaj i AAK’së prin me 13 mijë e 639 vota (52,57%). Ndërsa, Sali Asllanaj i LDK’së, që deri tani ka drejtuar këtë komunë, ka marrë besimin e 12 mijë e 305 votuesve të Suharekës. /GazetaExpress/.