fbpx
EkonomiLajme

AAK pro buxhetit, heq dorë nga të gjitha amendamentet e propozuara

Në emër të AAK-së, në seancën urgjente të Kuvendit të Kosovës për ta kaluar rishikimin e buxhetit të Kosovës, deputetja Teuta Haxhiu ka thënë se AAK ka marrë vendim që të heq dorë nga të gjitha amendamentet e propozuara.

Ky vendim i AAK-së erdhi për t’ia lehtësuar Kuvendit të Kosovës kalimin e buxhetit të mbingarkuar me projekte të ndryshme, të propozuar nga deputetët dhe grupet parlamentare, në një kohë kur pandemia po shkakton telashe të mëdha.

“Qytetarët po presin me muaj të tërë me marrë atë pakon emergjente. Duke e ditë rëndësinë për buxhetin në lexim të dytë, Ne tërheqim të gjitha amendamente”, tha Haxhiu.

Haxhiu drejtoi kritika edhe ndaj deputetëve që po punojnë me ritëm të ngadaltë në rishikimin e buxhetit, të cilët shfrytëzojnë rastin për replikime politike.

“Sonte është natë Bajrami, ma së paku qytetarët kanë nevojë me i pa këto replika e kundërreplika. Në emër të AAK, po irritohemi me kërkesat herë me heqë asfalt e herë me shtru asfalt. Secila kërkese që ka ardhë nga grupet parlamentare, është jetike për komunat”, tha ajo.

Artikujt e ngjajshëm

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button
Close