Zëvendëskryeministri në detyrë Haki Abazi I ka reaguar kreut të LDK-së Isa Mustafës i cili pas takimit me presidentin Thaçi ka hënë se Qeveria Kurti u rrëzua me 2/3 e Kuvendit, me aq vota, mund të ndryshohet edhe Kushtetuta.
Abazi përmes një postimi në Facebook e ka ‘thumbuar’ Mustafën dukë ia kujtuar se ndryshimet kushtetuese janë përmendur dhe janë bërë në të njejtën kohë- dhe në të njëjtën fjali me deklaratat për gjendjen e jashtëzakonshme- vetëm njëherë dhe kjo, në mars të vitit 1989.
“Atëbotë me shumicë votash është suprimuar kushtetuta e vitit 1974”, ka shkruar Abazi
“Rrjedhimisht për shkak të qëllimeve të errta e të kobshme kundër vullnetit qytetarë, i është hequr Kosovës dhe qytetarëve të saj e drejta për të vetëvendosur për të ardhmën e tyre. Kjo shkollë edhe sot po vazhdon të pretendojë se ekziston”, ka përfunduar ai.