Epilogu

Abazi: Vetëvendosja ka vetëm një koalicion

Zëvendëskryeministri në detyrë, Haki Abazi, thotë se partia e tij ka vetëm një koalicion, atë me qytetarët.

Pas prishjes së koalicionit e LDK-në, që Lëvizja Vetëvendosje e konsideronte partnere të vetme që para zgjedhjeve të fundit, zyrtari i lartë i kësaj partie, Glauk Konjufca, për herë të parë bëri me dije që partia e tij nuk duhet të ketë vija të kuqe as ndaj PDK-së.

Ndërkaq, Abazi, i cili ka më pak se një vit prej që është anëtarësuar në LVV, thotë se partia e tij ka vetëm një koalicion, atë me qytetarët.

“LVV-ja ka vetëm një koalicion, një partneritet dhe vetëm një borxh – vetëm me qytetarët e vendit që jetojnë këtu apo në mërgatë”, ka shkruar Abazi.

Exit mobile version