Epilogu

Adelina ka një lajm shumë të keq për fansat, këtë nuk e keni pritur

Adelina Ismaili ditë më parë bëri bujë kur u shfaq para publikut në Gjilan duke bërë që fansat të interesoheshin menjëherë për mundësinë e rikthimit të saj në skenë

Edhe pse mbështetja e publikut dhe duartrokitjet e bëjnë të ndihet mirë, këngëtarja është e vendosur për të ardhmen dhe duket se muzika nuk bën pjesë më në prioritetet e saja.

“Jo, jo… Taman si këngëtare jo, kurrë më! Nuk besoj”, është përgjigjur Adelina për Prive kur është pyetur se a do të kthehet si këngëtare në industrinë muzikore.

“Do të kthehem, por në diçka tjetër. Në aktrim”, ka treguar ajo më tej.

Ajo ka thënë se ka diçka konkrete sa i përket aktrimit, mirëpo nuk ka dhënë më shumë detaje

Edhe gjatë këtij prononcimi, Adelina e ka bërë të qartë se prioritet i saj mbetet familja dhe djali Uliksi.

Natyrisht se vendimi i këngëtares për të mos u kthyer në muzikë do t’i zhgënjejë fansat e saj, por ata do ta kenë mundësinë ta shohin në një profesion tjetër.

Exit mobile version