fbpx
Rozë

Adelina tani edhe aktore në serialin “O sa mirë”?

Vetëm pak javë më parë këngëtarja e njohur Adelina Ismajli kishte mërzitur fansat e saj me deklaratën e saj se ajo do të largohet muzika

Por, pas një lajmi të keq gjithmonë vjen një lajm i mirë. Diva shqiptare në një intervistë kishte thënë se atë tash e tutje do ta shohim si aktore.

E si duket këngëtarja e famshme do të jetë pjesë e serialit komik “O sa mirë”.

Këtë e ka bërë të ditur përmes një postimi që ka bërë në llogarinë e tij në Instastory, skenaristi i serialit, Ard Islami.

“Adelina Ismajli??? From noë and ON. INT/PEJA RESTAURANT. Drenicaku-Adelina-Llapjani-Qabi”, ishte ky postimi që ka bërë Ardi.

Sigurisht të gjithë fansat e saj do ta presin me padurim paraqitjen e saj në serial.

Ndryshe, shumë vite më parë Adelinën e kemi parë teksa luante skeçe së bashku me humoristin e njohur Sevdai Radogoshi-Qumili.

Artikujt e ngjajshëm

Leave a Reply

Your email address will not be published.

Back to top button
Close