fbpx
Lajme

Adem Demaçi me emocion i thotë “loçka jem” djalit të Ukshin Hotit – Andinit (VIDEO)

Sot bëhen 1 vit nga vdekja e veprimtarit madhështor dhe simbolit të rezistencës kombëtare z. Adem Demaçi.

Në shenjë respekti dhe përkujtimi, deputeti i Kuvendit z. Andin Hoti, i cili njëherësh është edhe djali i veprimtarit Ukshin Hoti, ka publikuar në profilin e tij në fejsbuk, një video emocionuese, ku shihet duke bashkëbiseduar pak muaj para vdekjes, me bacën e kombit, të ndjerin Adem Demaçi.

Baca Adem, shihet në video i emocionuar gjatë bashkëbisedimit, duke marrë parasysh edhe faktin se baca Adem dhe veprimtari i lartë i çështjes kombëtare Ukshin Hoti, ishin edhe miq të pandashëm të idealit.

Deputeti Andin Hoti, përpos videos së publikuar, ka dhënë edhe një përshkrim në formë të dedikimit, duke thëne; “I pavdekshëm dhe gjithmonë pranë nesh, simbol i rezistencës kombëtare.

Vetëm të tillë të kujtoj baca Adem!”.

/epilogu/

Artikujt e ngjajshëm

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button
Close