Shkruan: Adem Grabovci
Sot, bëhen 38 vite nga burgosja e parë.
Ishte viti 1984, pasi që ramë shumë në sy, pas përcjelljeve të shumta nga Sigurimi famëkeq i asaj kohe, ata arritën që mua e shumë shokëve tjerë të na arrestonin!
Pas 5 viteve në burg, nuk isha i njëjti fizikisht, por forca veq më ishte shtuar.
Sa goditja që merrja aq më afër më vinte liria e vendit. Ahhh sa i kënaqur që isha që pata mundësi të merrja goditje çnjerëzore nga dora e tyre, e në të njëjten kohë i shihja të tërbuar. Sepse, me dukej se bëheshin edhe më nërvoz nga qendresa jonë.
Pas pak kohe (lirimi nga burgu i Pozharevcit), ndodhi ri-burgosja. Edhe atëhere qendruam fortë, sepse po afroheshin ditë e organizimit. Na prisnin nismat e mëdha, si ajo e Pajtimit Kombëtar të Gjaqëve, na prisnin shokët për të nisur luftën politike dhe të armatosur, e deri të Liria.
Këto 38 vite, janë dhuratë, sepse si shumë tjerë mund të mos isha më as unë, megjithatë secila ditë tutje dhe angazhim e përpjekje, që ishin titanike, na bënë edhe me krenar.
Kujtojmë shokët që ranë në burgjet, kufijtë dhe istikamët e që ranë për t’mos vdekur kurrë