Dega e PDK-së në Pejë sot po mbanë Kuvendin Zgjedhor.
Kandidati i vetëm për kryetar të degës në Pejë është nënkryetari i Kuvendit të Kosovës, Xhavit Haliti.
Përveç Halitit kandidat, kandidat tjetër ka qenë edhe Adem Grabovci por ky i fundit tashmë është tërhequr zyrtarisht nga gara për kryetar, ku edhe nuk ka paraqitur kandidaturën, shkruan Ballkani.info
Kujtomë se Ballkani.info ka raportuar për procesin zgjedhor të PDK-së ku ka pasur probleme.
Sipas burimeve të Ballkani.info Ademi Grabovci është tërhequr nga gara pasi që e ka parë se nuk ka mbështetje nga delegatët.