Epilogu

Adem Jashari dhe Rexhep Selimi kishin rënë në pritë në Polac, por e shpërthyen pritën, ishte aksioni i fundit me të

Rexhep Selimi kishte treguar ekskluzivisht për disa ngjarje të kohës së luftës, ku ishte bashkëpjesëmarrës me komandantin legjendar Adem Jasharin. Ai tregoi se “Ne kemi rezistuar kundër forcave serbe në Polac të Skenderajt, ku kemi rënë në pritë dhe e kemi mbijetuar këtë pritë dhe e kemi mbijetuar këtë pritë, si të thuash e kemi shpërthyer këtë pritë, në tentim për t’i tërhequr të plagosurit e Qirezit dhe Likoshanit. që kanë qenë tre shokë tanë të plagosur, në mesin e tyre ka qenë edhe Musa Jashari, Sabit Geci e Sabit Lladrovci, dhe ky ishte aksioni im i fundit me Adem Jasharin, i bie diku rreth një jave para se me ra Adem Jashari“.

Zëri: A mund të na e kujtoni një moment të mirë apo të keq me Adem Jasharin?

Selimi: Nuk kam momente të hidhura me Adem Jasharin. Kam gjithë momente të mira, momente pune, momente vlugu, momente ku si të thuash kemi pasur sfida ku kemi qenë të sfiduar, kemi qenë para zgjidhjeve shumë të rëndësishme dhe i kemi bërë ato zgjidhje. Unë dhe të gjithë bashkëluftëtarët që kemi qenë afër Adem Jasharit kemi qenë bashkëluftëtarë të cilët kemi vepruar në rrethana shumë të vështira dhe ia kemi arritur që bashkë t’i bashkojmë pushkët dhe ta tronditim Serbinë. Një ilustrim tjetër për ata që thonë se Adem jashari nuk ka dashur të kryej aksione në Drenicë po ua rikujtoj se pikërisht vetë Adem Jashari ka kryer aksione në Drenicë në vitin 1996-1997, pra aksionet ndër kryesoret që janë kryer në Drenicë duke përfshirë edhe në Drenas edhe në Runikë, e duke përfshirë edhe në shumë vende, ka qenë vetë Adem Jashari që ka kryer aksione.

Exit mobile version