Irfan Daullxhiu, kardiologu i akuzuar për rastin “Stenta”, kohë më parë kishte vendosur t’i hynte politikës. Ai në mars të këtij viti, ishte bërë pjesë e Lëvizjes Vetëvendosje, shkruan Insajderi.
Ani pse kundërshtimet mes PDK-së dhe partisë së tij janë të mëdha, Daullxhiu nuk ka hezituar t’u qëndrojë në krahë njerëzve të asaj partie.
Ai ka publikuar një fotografi në Facebook së bashku me kryetarin e KB Prishtina, Blerand Stavilecit.