Epilogu

Adri Nurellari: Shpreh keqardhjen ndaj Andinit, ai nuk është larguar nga PDK

Anëtari i Kryesisë së PDK-së z. Adri Nurellari është sqaruar për deklaratën e tij gjatë ditës së djeshme. Ai i ka kërkuar falje Andin Hotit dhe është sqaruar më detajisht për këtë rast.

Ja shkrimi i tij i plotë:

Duhet të sqaroj se ky titull nuk ka pasur lidhje me temën e intervistës dhe është nxjerrë jashtë kontekstit të bisedës. Tema ka qenë hapja e çështjes së arkivave inekzistentë sekretë të UÇK-së ku unë ritheksova qëndrimin e Partisë Demokratike të Kosovës e cila e konsideron këtë temë të dëmshme për Kosovën.

Unë nuk kam folur aspak për ndonjë dorëheqje formale apo largim të Andin Hotit nga PDK që të dilej me këtë titull sensacional. Në dijeninë time nuk ka ndodhur asnjë prej këtyre veprimeve. Mirëpo kam dashur të sqaroj se deklarata e tij vjen prej postit të tij të ri shtetëror dhe përbën një qëndrim ndryshe nga qëndrimi zyrtar i PDK-së.

Shpreh keqardhjen ndaj Andinit dhe opinionit publik për këtë keqkuptim të deklaratës sime. Qëllimi im kryesor ka qenë për të spjeguar saktë versionin zyrtar të PDK-së përkundrejt komenteve të ndryshme të shumta që janë dhënë për këtë temë.

Exit mobile version