Ky është një moment rrëqethës kur një aeroplan luftarak rus i armatosur deri në dhëmbë, për pak sa nuk përplaset në ajër me një koleg të tij i cili gjithashtu ishte i armatosur.
Aeroplani i tipit Su-35 për pak sa nuk u përplas me kolegun e tij Su-30, të cilët besohet se prej muajsh ishin të stacionuar në një bazë ajrore në Siri.
Sipas ueb-faqes The Drive, forcat ajrore amerikane dhe ato britanike kur nuk do ta bënin një manovër të tillë për shkaqe sigurie.
Një fluturim të tillë të rrezikshëm duket se pilotët rusë e preferojnë, pasi që kjo nuk është hera e parë që ata rrezikojnë jetën e tyre dhe të kolegëve, duke fluturuar shumë ulët apo afër njëri-tjetrit.