Në vitin 2018 , presidenti Hashim Thaçi, ish kryeministri Ramush Haradinaj, ish zv/kryeministri i parë, Behgjet Pacolli, kryetari i Gjilanit, Lutfi Haziri dhe të tjerë, kanë marrë pjesë në përurimin e një fabrike.
Në këtë ceremoni inauguruese, presidenti Thaçi është përshëndetur ngrohtësisht me nënkryetarin e LDK-së, Lutfi Haziri.
Në vazhdën e zhvillimeve të fundit rreth korrigjimit të territorit ndërmjet Kosovës dhe Serbisë, ide kjo e shpalosur nga Thaçi, ka qenë Lutfi Haziri që i ka dhënë mbështetje kësaj ideje.
Haziri në mbështetje të kësaj ideje ka qenë gati i vetëm brenda LDK-së, pasi që Grupi Parlamentar i kësaj partie ka dalë kundër, shkruan lajmi.net.
Ky grup është iniciues edhe i një projekt rezolute në Kuvendin e Kosovës që ndalon hapjen e dialogut me Serbinë për kufijtë.
Megjithatë, rezoluta ende ka mbetur vetëm në letër pasi që opozita nuk i ka votat për të krijuar kuorum në Kuvend dhe seanca ka dështuar dy herë mbrëmë dhe një herë sot që të mbahet.
Në anën tjetër, brenda LDK-së ka mospajtime të thella. Ai që e ka marrë drejtimin de fakto të partisë është Avdullah Hoti, shef i Grupit Parlamentar, ndërkaq nënkryetarët kanë mbetur disi nën hijen e tij. /Lajmi.net/