Kryetari i Komunës së Ferizajt z. Agim Aliu i cili vjen nga radhët e PDK-së duket se është kandidati më i pëlqyeshëm në Komunën e Ferizajt. Sipas disa sondazheve ai radhitet bindshëm i pari në Komunën e Ferizajt.
Ky fenomen nuk është i njejtë edhe me Mytaher Haskukën e Agim Bahtirin. Qytetarët dhe organizatat e ndryshme vendore e ndërkombëtare nuk i kanë vlerësuar këto dy komuna për shumë aspekte. Nepotizmi, tenderomania e shumë keqpërdorime të tjera po i përcjellin këto komuna.
Ndërsa, Agim Aliu i PDK-së duket se në zgjedhjet e ardhshme lokale do të votohet edhe nga votuesit e VV-së dhe LDK-së. Kjo gjë nuk pritet të ndodhë edhe me Prizrenin dhe Mitrovicën. Qytetarët pavarësisht se votuan për ndryshim u shprehën shumë të zhgënjyer me qeverisjen e tyre komunale.