Kryetari i Mitrovicës, Agim Bahtiri, ka komentuar zhvillimet e fundit pas zgjedhjeve parlamentare në Kosovë.
Bahtiri në RTV Dukagjini ka thënë se nuk mund t’ia merr meritat e fitores Albin Kurtit për rezultatin e Vetëvendosjes në Mitrovicë.
Ai ka thënë se nuk ka dhënë kontribut për Vetëvendosjen vetëm në Mitrovicë por edhe në qytete tjera si Podujeve, Skenderaj apo Vushtrri.
I pari i Mitrovicës ka thënë se Albin Kurti e ka kohën të tregoj se kush është.
Bahtiri ka thënë se janë të vetëdijshëm se pritjet e qytetarëve me fitoren e Vetëvendosjes janë 100%.
“Partitë tjera po të kishin fituar, sukseset e tyre në masën 5% do të ishin vërejtur por me fitoren e Vetëvendosjes pritjet janë të mëdha deri në masën 100%”.
Kryetari i Mitrovicës ka thënë se Vetëvendosje do të jetë funksionale 100% në raport me luftimin e korrupsionit.
Duke folur për formimin e qeverisë, Bahtiri ka thënë se nuk do të ketë bisedime në këtë drejtim me Listën Serbe por me serbët lokalë.