Agim Bahtiri i Aleancës Kosova e Re ka marrë edhe një mandat si kryetar i Komunës së Mitrovicës.
Sipas KQZ’së Bahtiri ka arritur të marrë 16.136 vota ose 57.51 për qind.
Ndërkohë Valdete Idrizi e PDK’së ka marrë 11.923 vota ose 42.49 për qind.
Numërimi i votave në Mitrovicë ka mbaruar.